Aktualitet

Akuzohet për pengim të vendimit të Gjykatës/ SPAK shpall pretencën për ish-kryebashkiakun Bardh Spahia

Mësohet se në seancën e zhvilluar në GJKKO, SPAK ka kërkuar dënimin me gjobë prej 700 mijë lekësh për Spahinë, i cili akuzohet se në kohën kur mbante postin e kreut të bashkisë, nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës.

5 Mars 2026, 14:13 Nga E. D
Akuzohet për pengim të vendimit të Gjykatës/ SPAK shpall
Bardh Spahia

TIRANË- SPAK ka dhënë sot pretencën për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia, aktualisht deputet i PD-së në Parlament. Mësohet se në seancën e zhvilluar në GJKKO, SPAK ka kërkuar dënimin me gjobë prej 700 mijë lekësh për Spahinë, i cili akuzohet se në kohën kur mbante postin e kreut të bashkisë, nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës. Konkretisht, organi i akuzës pretendon se Spahia ka penguar ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë të gjykatës. 

Bardh Spahia është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK pasi akuzohet për "Shpërdorim Detyre". Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, për shkarkim nga detyra në shkelje të ligjit dhe emërimin në vend të tij të një anëtari të FRPD-së. Spahia mori detyrën e kreut të Bashkisë Shkodrës pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 me Partinë Demokratike. Mandati i tij përfundoi në vitin 2023, ku u zhvilluan zgjedhjet e radhës për kryetar bashkie./Dosja.al

spak bardh spahia

Sondazh

Poll