Aktualitet

Grabitja e pikës së këmbimit valutor/ Policia: Autori ende i paidentifikuar

Sipas njoftimit zyrtar, autori ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash nën kërcënimin e armës, tip pistoletë. 

5 Mars 2026, 09:50 Nga D.S

Grabitja e pikës së këmbimit valutor/ Policia: Autori ende i

TIRANË- Uniformat blu kanë reaguar lidhur me grabitjen e pikës së këmbimit valutor, mëngjesin e sotëm në rrugën 5 Maji, Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, autori ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash nën kërcënimin e armës, tip pistoletë. 

Uniformat blu bëjnë me dije se menjëherë pas njoftimit, shërbimet kanë arritur në vendngjarje. Ndërkohë që mësohet se janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth për kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

"Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.  Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit."/Dosja.al

 

grabitja e pikës së këmbimit valutor 5 maji

Sondazh

Poll