Aktualitet

I vuri flakën katit të parë të një subjekti privat disa muaj më parë në Vlorë/ Në pranga 37-vjeçari i shpallur në kërkim

Sipas njoftimit të policisë, më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat.

5 Mars 2026, 09:32 Nga D.S

I vuri flakën katit të parë të një subjekti privat disa

VLORË-  Policia ka kapur dhe arrestuar një 37-vjeçar i shpallur në kërkim për ‘shkatërrim të pronës me zjarr’ në qytetin e Vlorës. Sipas njoftimit të policisë, më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat.

Sipas uniformave blu, 37-vjeçari me iniciale B.B, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 13.01.2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg".

Njoftimi:

"Vlorë / Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

B.B., 37 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 13.01.2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Nga hetimet intensive, të zhvilluara përgjatë disa muajve dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, u dokumentua se më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme", njofton policia./Dosja.al

vlore në pranga 37-vjeçari i shpallur në kërkim i vuri flaken katit te paret e nderteses

Sondazh

Poll