Aktualitet

U arrestuan pas përplasjes me punonjësit e ‘Breçani Security’/ Gjykata e Shkodrës cakton ‘detyrim paraqitje’ për 8 banorët e Rrjollit

Vendimin e gjykatës, “detyrim paraqitje” dhe ndalimin për të shkuar pranë tokave, banorëve e tjerë që ndodheshin para komisariatit të policisë, e kanë cilësuar si të padrejtë.

5 Mars 2026, 12:43 Nga DOSJA

U arrestuan pas përplasjes me punonjësit e ‘Breçani

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tetë banorët e arrestuar të Baks-Rrjollit. Bëhet me dije se banorëve gjithashtu, u është ndaluar të shkojnë pranë tokave. Vendimin e gjykatës, “detyrim paraqitje” dhe ndalimin për të shkuar pranë tokave, banorëve e tjerë që ndodheshin para komisariatit të policisë, e kanë cilësuar si të padrejtë.

Gjatë protestës së 28-shkurtit, pati përplasje të ashpër mes banorëve dhe policisë. Gjatë përplasjes, banorët thyen xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të kompanisë "Gener 2" në pronësi të Ulajt.

Duke kërkuar të drejtat për pronat e tyre, ata dëmtuan makinat e kompanisë private të sigurisë, "Breçani Security", e cila prej disa ditësh është kontraktuar për ruajten e kantierit. Banorët vazhdimisht, kanë theksuar se botuesi dhe biznesmeni Bashkim Ulaj po u grabit pronat për të ndërtuar një resort të tijin./Dosja.al

/ gjykata e shkodrës

Sondazh

Poll