Aktualitet

Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë

 Sipas informacioneve paraprake mësohet se, një person ka hyrë brenda pikës dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka arritur të largohet me një shumë parash.

5 Mars 2026, 09:34 Nga D.S

Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda

TIRANË- Është grabitur një pikë e këmbimit valutor në një qendër tregtare në zonën e 5 Majit në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake mësohet se, një person ka hyrë brenda pikës dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka arritur të largohet me një shumë parash.


Uniformat blu kanë mbërritur në vendgjarje, ndërsa ende nuk është konfirmuar shuma që ka marrë. Ndërkohë pritet njoftimi zyrtar i policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

 

5 maji grabitje me arme zjarri

Sondazh

Poll