5 Mars 2026, 13:40
Nga D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën e thirrur nga opozita më 12 mars para Kuvendit, duke theksuar se objektivi i vetëm është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Kryedemokrati Berisha u shpreh se, jemi në stinën e përmbysjes së diktatorëve, dhe në Shqipëri opozita do ta kryej vetë. Ndër të tjera, kryedemokrati mohoi që të ketë votuar në Kuvend kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.
"*Zoti Berisha, më 12 mars ju keni paralajmëruar protestë para parlamentit. Do ketë protestë edhe nga deputetët brenda në parlament?*
*Sali Berisha:* Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.
U lutem ju, transmetoni, përcilleni objektin e protestës.
Protesta është për dorëheqjen e Edi Ramës.
Shqiptarët mblidhen më 12 mars për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe çdo protestë do ketë vetëm një motiv, largimin, dorëheqjen e Edi Ramës.
*Paradite apo pasdite?*
*Sali Berisha:* Ora do të caktohet. Por ftoj të gjithë shqiptarët të vazhdojmë betejën tonë sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve.
Por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë.
T’i themi sa më shpejt, u krye.
*Zoti Berisha, një pyetje, në momentin e votimit për shkarkimin e Spiropalit, rezulton se keni votuar kundër?*
*Sali Berisha:* Absolutisht nuk e kam votuar fare, një mashtrim i paskrupullt. Ne nuk kemi votuar fare.
*Por del te sistemi?*
*Sali Berisha:* Se çfarë ka bërë sistemi, unë nuk di gjë, unë kam qenë gjithë kohën, siç e ke parë ti, merr kamerën tënde, unë kam qenë në platformë.
*Keni mandatuar zonjën Topalli?*
*Sali Berisha:* Jo, kategorikisht. As zonja Topalli nuk ka votuar. Nuk e ka shtypur, nuk ka qenë fare zonja Topalli aty. Është e tëra mekanizëm i Niko Peleshit.
*Zonja Topalli e ka pranuar këtë gabim?*
*Sali Berisha:* Unë nuk kam asnjë lloj, unë kam qenë në platformë zotëri, nuk kam votuar kurrë. Unë kam qenë në platformë duke kërkuar fjalën. Unë vazhdova në platformë sepse ai nuk më lejonte fjalën.
Kjo ishte gjithë puna.
Sa i përket Spiropalit, unë ia dhashë përgjigjen asaj si iku ajo.
*Ju thatë zoti Berisha se e shkarkoi zonja Balluku?*
*Sali Berisha:* Ajo e shkarkoi... pupupu ajo. Tani të themi të vërtetën, këta nuk e mbronin atë. Kur i sheh Rama, ata votojnë si dele. Por në takime të veçanta, absolutisht asnjëri asnjë mbrojtje, as Ramës, as Ballukut. Ua them unë, me dëshmitarë. Dhe këta e kuptuan. Nuk flisnin. Jo vetëm Spiropali, por edhe Taulanti. Asnjë fjalë, ky ul kokën, ul veshtë aty.:,tha Berisha./Dosja.al
sali berisha protesta e opozites elisa spiropali
Politike
5 Mars 2026, 13:23
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, ka dënuar sulmet me raketa të Iranit ndaj shteteve fqinje në rajon.
Në...
Politike
5 Mars 2026, 13:13
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha tha se, për të mbrojtur veten Rama vrapoi drejt Vuçi&cc...
Politike
5 Mars 2026, 13:12
D.S
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se shpreson që do të paraqitet një kandidaturë e dytë p&e...
Politike
5 Mars 2026, 13:04
E. D
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla u është përgjigjur pyetjeve të deputetit socialist, ...
Politike
5 Mars 2026, 12:52
E. D
TIRANË- Ministrat e rinj, të dekretuar dje nga Bajram Begaj do të kryejnë betimin në një ceremoni që do të zhvillohet ...
Politike
5 Mars 2026, 12:27
D.S
Taulant Balla
TIRANË-
“S’ka mohim të së drejtës së fjalës, 5 minuta janë mjaftueshëm!”, th...
Politike
5 Mars 2026, 12:24
D.S
Erjon Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shprehur shqetësimin në lidhje me kohëzgjatje...
Politike
5 Mars 2026, 12:08
E. D
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi deklaroi se përfaqësuesit socialistë në Këshillin e Mandateve do ta pr...
Politike
5 Mars 2026, 12:07
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut më datën 9 mars n...
Politike
5 Mars 2026, 12:04
D.S
BARDHI
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se opozita nuk ishte pyetur fare për ni...