Politike

Vala e shkarkimeve në qeveri, nesër ministrat e rinj do të betohen te Begaj

Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia do të zhvillohet ditën e premte, më 6 mars 2026, në orën 10:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.

5 Mars 2026, 12:52 Nga E. D

Vala e shkarkimeve në qeveri, nesër ministrat e rinj do të

TIRANË- Ministrat e rinj, të dekretuar dje nga Bajram Begaj do të kryejnë betimin në një ceremoni që do të zhvillohet ditën e nesërme. Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia do të zhvillohet ditën e premte, më 6 mars 2026, në orën 10:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Mes tensioneve dhe debateve, Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare dekretet e Begajt për emërimin e disa anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar.

Emërohen në detyrë:

Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;

Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;

Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;

Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;

Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin./Dosja.al

ministrat e rinj

Sondazh

Poll