Politike

Berisha: Dënoj sulmet e regjimit iranian ndaj fqinjëve, i bëj thirrje Azerbajxhanit të çlirojnë azerët që vuajnë tiraninë e Ajatollahëve

Në një prenoncim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha i bëri thirrje Azerbajxhanit që të çliroi azerët që vuajnë tiraninë e Ajatollahëve.

5 Mars 2026, 13:23 Nga D.S
Berisha: Dënoj sulmet e regjimit iranian ndaj fqinjëve, i bëj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, ka dënuar sulmet me raketa të Iranit ndaj shteteve fqinje në rajon.

Në një prenoncim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha i bëri thirrje Azerbajxhanit që të çliroi azerët që vuajnë tiraninë e Ajatollahëve. Sipas tij, regjimi i bazuar në teokraci është regjimi më i rrezikshmi sot.

"Duke dënuar me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajatollahëve ndaj të gjithë fqinjëve të saj, i bëj thirrje Azerbajxhanit, duke i shprehur të gjithë solidaritetin e PD dhe timin të bëjnë çdo gjë për çlirimin e dhjetëra milionë azerëve që prej dekadash vuajnë në tiraninë e Ajatollahëve. Irani duhet të marrë përgjigje përfundimtare. Janë mbi 50 përqind e popullatës, të cilët nuk janë persë, por janë të minoriteteve të tjera. Në këto minoritete, azerët janë më kryesorët. Janë rreth 30 milionë. Uroj dhe shpresoj që edhe bota të ndihmojë çlirimin e tyre sepse regjimi i bazuar në teokraci është një regjim më i rrezikshmi sot.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll