Politike

U shkarkua si Ministre e Jashtme/ Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha

Gjatë fjalës në Kuvend, Spiropali ka hedhur kunja në lidhje me shkarkimin e saj.

5 Mars 2026, 10:38 Nga I.A
U shkarkua si Ministre e Jashtme/ Spiropali: U habita që largimin tim e
Elisa Spiropali

TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar në Kuvend pas shkarkimit si Ministre e Jashtme. Gjatë fjalës në Kuvend, Spiropali ka hedhur kunja në lidhje me shkarkimin e saj. Ndërkohë që ka theksuar se është habitur që këtë shkarkim e ka paralajmëruar Berisha më para.  


'Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas sic duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Cdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër,' tha Spiropali./Dosja.al

elisa spiropali

Sondazh

Poll