Bota

Pamjet e frikshme/ Treni del nga shinat dhe rrëzohet, humbin jetën 2 persona

20 Shkurt 2020, 13:05 Nga DOSJA
Pamjet e frikshme/ Treni del nga shinat dhe rrëzohet, humbin jetën 2

Sidney –  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në veri të Melbournes, ku një tren ka dalë nga shinat e për pasojë kanë humbur jetën 2 njerëz.

Fotot që janë publikuar në mediat e huaja tregojnë pamjet e frikshme sesi treni është rrëzuar dhe vagonët  janë ndarë nga njëri-tjetri.

Për pasojë dy persona kanë humbur jetën, pasi shërbimi Sydney në Melbourne XPT dështoi me rreth 160 pasagjerë në bord.

Një pasagjer tha se kishte një ndalesë të papritur dhe ishte një përvojë e frikshme për ta. Një zëdhënës i Transportit për NSW konfirmoi se treni kishte dalë nga shinat afër qytetit Wallan, 45 kilometra në veri të kryeqytetit Victorian.

Treni ishte i linjës  Sidney- Melbourne XPT, dhe kishte  rreth 160 persona në bord.

 

 

Sipas autoriteteve përkatëse është mësuar se shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, tre helikopterë mjekësorë arritën në kohë, por fatkeqësisht prej të gjithë pasagjerëve 2 persona nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve.

Burimi: ABCnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota melbourne rrezohet treni sidney sidney- melbourne melbourne rrezohet treni sidney sidney- melbourne

Sondazh

Poll