Politike

Kreu i SPAK në Bruksel/ Braho pritet të raportojë për progresin e SPAK në çështjet e korrupsionit

Kjo vizitë e Brahos në Bruksel vjen në kuadër të takimit të 17-të të Nënkomitetit të Drejtësisë.

3 Mars 2026, 12:40 Nga D.S
Kreu i SPAK në Bruksel/ Braho pritet të raportojë për
Klodian Braho

BRUKSEL- Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Klodian Braho, ka udhëtuar në Bruksel për të raportuar mbi arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo vizitë e Brahos në Bruksel vjen në kuadër të takimit të 17-të të Nënkomitetit të Drejtësisë.

Mësohet se përveç tij, GJKKO përfaqësohet nga kryesekretarja, kancelari dhe një drejtues i arkivës. Takimi pritet të zhvillohet me pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e institucioneve të tjera të drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese./Dosja.al

spak klodian braho gjkko

Sondazh

Poll