Politike

“50 përqind e partive nuk kanë marrë pjesë në proceset e fundit zgjedhore”, Celibash: Kuadri ligjor i financimit të partive politike ka paqartësi dhe dobësi serioze

Sipas tij thelbi qëndron tek llogaridhënia barazia në garë, transparenca dhe besimi i publikut. 

3 Mars 2026, 10:52 Nga E.d
“50 përqind e partive nuk kanë marrë pjesë në
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka deklaruar ditën sotme se kuadri ligjor i financimit të partive politike ka një sërë problemesh. 

Gjatë fjalës së tij në tryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Celibashi u shpreh se ky kuadër ligjor ka boshllëqe, paqartësi dhe dobësi serioze. Ndaj sipas tij, kërkohet një ndërhyrje e gjerë. 

Sipas tij thelbi qëndron tek llogaridhënia barazia në garë, transparenca dhe besimi i publikut. Kreu i KQZ-së theksoi se mbi 50 përqind e partive nuk kanë marrë pjesë në proceset e fundit zgjedhore.

“Në praktikë sistemi i financimit përballet me një sërë problemesh që rrezikojnë integritetin e procesit zgjedhor. Në Shqipëri kemi një kuadër ligjor për financimin, analiza e zbatimit tregojnë se ky kuadër ka boshllëqe, paqartësi e dobësi serioze dhe kërkohet ndërhyrje e gjerë. Thelbi qëndron tek llogaridhënia barazia në garë, transparenca dhe besimi i publikut.

Mungesë e publikimit proaktiv të partive, nuk vendosin në dispozicion të dhënat financiare përveçse kur KQZ publikon të dhënat. Kjo do të thotë se transparenca realizohet në mënyrë vetëm pasive dhe qytetarët nuk kanë akses në të dhëna. Mbi 50 përqind e partive nuk kanë marrë pjesë në proceset e fundit zgjedhore. Kjo tregon se auditimi shpesh bëhet në mënyrë”, tha ai./Dosja.al

ilirjan celibashi kqz parti politike

Sondazh

Poll