Politike

Seanca e parë gjyqësore për Erion Veliajn do të mbahet më 9 mars 

Në këtë seancë gjyqësore Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj do të jenë dy realtorët. 

3 Mars 2026, 10:35 Nga E.d
Seanca e parë gjyqësore për Erion Veliajn do të mbahet
Foto ilustruse

TIRANË- Seanca e parë gjyqësore për Erjon Veliajn do të zhvillohet më 9 mars, në orën 09:30n në GJKKO. Në këtë seancë gjyqësore Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj do të jenë dy realtorët.

Gjatë seancës gjyqësore të 9 shkurtit, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 28 personave e shoqërive, të cilët janë pjesë e dosjes.

Arrestimi i Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme./Dosja.al

erion veliaj  gjkko seanca

Sondazh

Poll