Politike

“Raporti evidentoi një sërë fushash ku duhet të rishihet kuadri ligjor”/ Ambasadori i OSBE: Vendi duhet të ketë parasysh transparencën, barazinë dhe ...

Gjatë fjalës së tij në një tryeze të përbashkët për Reformën Zgjedhore, Tarran i kujtoj vendit se cilat janë katër pikat kryesore që duhet të zbatojë gjatë krijimit të një reformë të re zgjedhore.

3 Mars 2026, 10:31 Nga E.d

“Raporti evidentoi një sërë fushash ku duhet të

TIRANË- Ambasadori i OSBE-së Michel Tarran, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar sai përket Reformës Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij në një tryeze të përbashkët për Reformën Zgjedhore, Tarran i kujtoj vendit se cilat janë katër pikat kryesore që duhet të zbatojë gjatë krijimit të një reformë të re zgjedhore.

Sipas Tarran pikat kryesore janë transparenca, deklarim i plotë i të ardhurave të partive politike, barazia, zbatimi i institucioneve mbikqyrëse, burime të mjaftueshme financiare e njerëzore për të ushtruar kontrollin, sanksione efektive dhe proporcionale për të dekurajuar mos respektimin e ligjit. Ai theksoi se raporti i OSBE për 2025 evidentoi një sërë fushash ku duhet të rishihet kuadri ligjor. 

“Rifillimi i punës së komisionit, sinjal pozitiv. Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar. Duhen pasur parasysh katër pika: Transparencë, deklarim i plotë i të ardhurave të partive politike, Barazia, Zbatimi i institucioneve mbikqyrëse, burime të mjaftueshme financiare e njerëzore për të ushtruar kontrollin, Sanksione efektive dhe proporcionale për të dekurajuar mos respektimin e ligjit.

Thelbësore është se kuadri i financimit të partive politike, do të bëhej i pa plotë pa adresuar rekomandimet për fushatat zgjedhore. Raporti i OSBE për 2025 dhe ato të mëparshme, evidentoi një sërë fushash ku duhet të rishihet kuadri ligjor. Jemi te gatshëm të mbështesim komisionin në dialogun mes palëve. Duke qenë se në pranverën e 2027 janë zgjedhjet lokale, koha është vendimtare”, tha ai./Dosja.al

osbe michel tarran shqipëria

Sondazh

Poll