Politike

“Mirë si i keni vjedhur pronat, por dhe po i dhunoni”/ Shehaj përplaset me socialistët për banorët në Rrjoll: Plasi sytë! Nuk i keni parë videot?

Pas përplasjes, Shehaj është përjashtuar nga Kuvendi pasi nuk pranoi që të lironte foltoren.

2 Mars 2026, 20:43 Nga I.A
“Mirë si i keni vjedhur pronat, por dhe po i dhunoni”/ Shehaj
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti Agron Shehaj është përplasur me deputetët socialistë në seancën e sotme plenare. Gjatë fjalës së tij, Shehaj ka folur lidhur me protestat e banorëve të fshatit Rrjoll, të cilët janë ngritur kundër resortit që kompania “Genner 2”.

Pas përplasjes, Shehaj është përjashtuar nga Kuvendi pasi nuk pranoi që të lironte foltoren.

Shehaj deputetëve socialistë: Mirë si i keni vjedhur pronat, por dhe po i dhunoni. Nuk i keni parë videot. Po shkopin e gomës e ke provuar mbi kurriz. I kanë marrë pronën. Plasi sytë këtu, po mbron pronën e vetë. Pse po më përjashton, për Rrjollin?

Nënkryetarja e Kuvendit: Zoti Shehaj ju tërheq vëmendjen, Zoti Shehaj ju heq të drejtën e fjalës, Zoti Shehaj përjashtoheni nga seanca plenare.

Shehaj: Pse po më përjashton, për Rrjollin?

Nënkryetarja e Kuvendit: Pesë minuta pushim!/Dosja.al

agron shehaj

Sondazh

Poll