Politike

Gazetari gjerman: E krahasova Ramën me Pashiqin sepse mbështeste Serbinë më shumë se Kosovën

Duke u ndaluar tek çështja e Ballkanit të Hapur, gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung tha se nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht këtë nisëm.

2 Mars 2026, 20:31 Nga I.A
Gazetari gjerman: E krahasova Ramën me Pashiqin sepse mbështeste
Michael Martens

TIRANË- Gazetari gjerman, Michael Martens shpjegoi pse e ka krahasuar Edi Ramën me kryeministrin serb, Nikola Pashiç. I ftuar në Syri Tv, Martens ka theksuar se Rama në momentet që kishte konflikt mes Kosovës dhe Serbisë mbështeste më shumë Beogradin zyrtar sesa Prishtinën.  

“E kam thënë në formë shakaje sepse mendoja se Edi Rama, kur kishte konflikte midis Kosovës dhe Serbisë, mbështeste Serbinë më tepër se Kosovën, që normalisht nuk e pret nga një kryeministër. Megjithatë kjo ka qenë para disa vitesh, as më kujtohet konkretisht arsyeja pse e kam shkruar, por pata përshtypjen se edhe në negociatat me Lajçakun, për të cilin ne mësuam edhe disa detaje të pakëndshme, shpesh kam pyetur veten se anën e kujt mbështeste Edi Rama, të Serbisë apo të Kosovës, që normalisht ti pret që Tirana të mbajë anën e Kosovës. Por nuk e dimë se cilat janë marrëdhëniet midis zotit Vuçiç, Rama dhe Kurti. Ose mesa dimë nuk janë marrëdhëniet më të mira,” tha Martens.

Duke u ndaluar tek çështja e Ballkanit të Hapur, gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung tha se nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht këtë nisëm. I pyetur nëse Serbia do të vazhdojë të pengojë rrugën e integrimit të Kosovës, ai tha se Serbia duke bllokuar Kosovën, do të bllokojë veten.

“Po të isha shtetas kosovar, do të ndjehesha i pështjelluar sepse janë disa sinjale të ngatërruara. Në qoftë se jam një shtetas kosovar që i kupton qartë problemet me të cilat përballet zgjerimi në BE, do mendoja se kjo është një ide e re që mund të na ndihmojë ngërçin pavarësisht se kush e ka shkruar këtë editorial. Por nuk jam unë personi i përshtatshëm për këtë pyetje, por Edi Rama”, tha Martens./Dosja.al

michael martens

Sondazh

Poll