Politike

Berisha: Edhe blogeri i njohur afrikan e shpalli Ramën brend ndërkombëtar të korrupsionit

Gjatë fjalës së tij Foltoren para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se për Edi Ramën lufta kundër korrupsionit sjell më shumë probleme se sa vetë korrupsioni.

2 Mars 2026, 19:08 Nga E.d
Berisha: Edhe blogeri i njohur afrikan e shpalli Ramën brend
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama ka edhe blogeri i njohur afrikan e shpalli Ramën brend ndërkombëtar të korrupsionit. Gjatë fjalës së tij Foltoren para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se për Edi Ramën lufta kundër korrupsionit sjell më shumë probleme se sa vetë korrupsioni.

Sipas tij, Rama është brendi ndërkombëtar i korrupsionit.

Sali Berisha: A e dini se çfarë ka ndodhur? Një bloger afrikan, Samson Oxhiajo, që u bë i famshëm në botë- dëgjojeni edhe ju o policë për të marrë vesh se cili është njeriu që i mbroni zyrën- që u bë i famshëm në mbarë botën sepse shkroi dy rreshta, filan politikan thotë se korrupsioni është i dëmshëm kur nuk jam unë. Me këtë frazë, Samson pushtoi hapësirën komunikative të botës. Por çfarë shkruan Oxhiajo para dy ditësh në blogun e tij Ai shpall superyll të korrupsionit Edi Ramën. Edi Rama, informon ai në blogun e tij të famshëm, ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit sjell më shumë probleme se sa vetë korrupsioni.

Dhe thotë, pra dëgjojeni, Edi Rama është brendi ndërkombëtar i korrupsionit. Miqtë tanë, që u kthyen në vendet e tyre, që ishin këto ditë, çfarë mesazhesh sjellin? Sigurisht tejet të veçanta. U shokuam nga ato që panë në Shqipëri. U shokuam nga ato që dëgjuam në Shqipëri. Dhe tani në zyrat e lartë të qeverive të tyre na thonë, keni të drejtë, keni shumë të drejtë, e kuptojmë që kemi qenë të painformuar për narkoshtetin shqiptar, për shtetin e Edi Ramës, për vjedhjet e Edi Ramës. Ua thashë këto se shqiptarët duhet të dinë realitetin. Por e thashë këtë edhe për një arsye tjetër, se në kuptimin më absolut të fjalës, shpresa e vetme jemi ne./Dosja.al

sali berisha pd korrupsion

Sondazh

Poll