Politike

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas/ Kaso: 200 mijë banorë të juglindjes po paguajnë dëmët! Është rritur çmimi i bukës në Korçë

Kaso deklaroi se në Korçë është rritur çmimi i bukës dhe bileta e autobusit për në Tiranë.

2 Mars 2026, 18:52 Nga E.d
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas/ Kaso: 200 mijë banorë të
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka folur për shembjen e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kaso u shpreh se dëmet e shembjes së askit po i paguajnë mbi 200 mijë banorë të juglindjes.

Ai tha se si pasojë e kësaj situate kamionët devijojnë 40-60 km më shumë, me kosto të rritura në kohë dhe karburantë. Kaso deklaroi se në Korçë është rritur çmimi i bukës dhe bileta e autobusit për në Tiranë.

Ivi Kaso: Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, një akt i pastër korrupsioni. Halli më i madh i Ministrisë së Invrastrukturës sot është halli i ministres së saj, dhe jo i rrugëve që po bëhen thërrime. Keni 12 vite që vetëm i gënjeni me lugë të zbrazët qytetarët e juglindjes. Dëmet sot po i paguajnë mbi 200 mijë banorë të juglindjes, që po përballen me pasojat. Kamionët devijojnë 40-60 km më shumë, me kosto të rritura në kohë dhe karburantë. Dje ishte rritur bileta e autobusit për në Tiranë, ndërkohë që sot është rritur edhe çmimi i bukës në Korçë./Dosja.al

 

ivi kaso pd 200 mijë banorë

Sondazh

Poll