Politike

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Gjatë fjalës së tij Foltoren para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se me këtë ai u tha qytetarëve se asgjë në botë nuk e pengon të vazhdoj të vjedh. 

2 Mars 2026, 19:07 Nga E.d
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama ka sfiduar shqiptarët dhe ndërkombëtarët, duke thënë se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni. Gjatë fjalës së tij Foltoren para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se me këtë ai u tha qytetarëve se asgjë në botë nuk e pengon të vazhdoj të vjedh. 

Ai tha se kjo deklaratë është bërë në një kohë kur shqiptarët kanë bërë protesta më të fuqishme kundër vjedhjes dhe mbrojtjes së korrupsionit.

Gjithashtu ai tha se kjo  deklaratë është bërë kur komuniteti ndërkombëtar ka sjellë në Tiranë ministra kryesorë të Europës dhe komisionerë të KE-së. Sipas tij, për Ramën  lufta kundër korrupsionit sjell më shumë probleme se vetë korrupsioni.

Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, një mirënjohje të pakufishme për ju, njerëz idealistë, guximtarë që mblidheni këtu çdo të hënë për t’u rikujtuar shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo se java është e idealistëve, e guximtarëve, e kryengritësve. Dua të përshëndes gjithashtu me shumë mirënjohje ata dhjetëra mijëra qytetarë për marshin e tyre epik të paparë më parë në rrugët e Tiranës, në të cilin ata dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur, e njerëzve që janë të vendosur në misionin e tyre. Mirënjohje të pakufishme! Të dashur miq, duhet të flasim hapur, t’i themi gjërat siç janë. Vendi po hyn në një fazë kritike si asnjëherë më parë.

Edi Rama, siç e shihni, pasi është kapur, është vërtetuar si kryehajduti i kombit, deklaroi publikisht se korrupsioni do të mbrohet, nuk do të luftohet. Deklaroi publikisht para secilit shqiptar se lufta kundër korrupsionit është me dëmshme se vetë korrupsioni. Me këtë ai u tha qytetarëve shqiptarë se asgjë në botë nuk më pengon të vazhdoj t’u vjedh me të gjithë pushtetin që kam. Kjo ishte deklarata më e padëgjuar ndonjëherë në historinë e një vendi.
Por ndonjëri që mund të mendojë se kjo është një deklaratë pa substancë, i them se jo, e keni gabim. Kjo deklaratë është bërë në një kohë kur shqiptarët kanë bërë protesta më të fuqishme kundër vjedhjes së tyre, kundër mbrojtjes së korrupsionit. Kjo deklaratë është bërë kur komuniteti ndërkombëtar ka sjellë në Tiranë ministra kryesorë të Europës, ka sjellë në Tiranë komisionerë të Komisionit Europian.

Ka sjellë mesazhet më të prera, më të qarta se vjedhjet e qytetarëve shqiptarë nga qeveria nuk do i tolerojmë. Në tërë historinë e shtetit, kurrë ndonjëherë komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë lëvizja të tilla kaq të fuqishme. Përveç kësaj, dy delegacione për mbledhje faktesh, njëri i Parlamentit Europian i përbërë nga deputetë të gjithë spektrit politik. Përfaqësuesit e 30 partive politike të qendrës së djathtë ishin këtu për mbledhje faktesh. Thashë ministra, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, ministri për Europën i Gjermanisë, komisionari për ligjet i KE, erdhën këtu për të dhënë mesazhin se korrupsioni nuk mund të mbrohet.

Se shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë. Cila ishte përgjigjia e Edi Ramës? Përgjigjia e Edi Ramës ishte se lufta kundër korrupsionit sjell më shumë probleme se vetë korrupsioni. Nuk ka sfidë më të rëndë se kjo. Nuk ka sfidë më poshtëruese për shqiptarët se kjo./Dosja.al

sali berisha edi rama foltore

Sondazh

Poll