Politike

Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur

Martens theksoi se anëtarësimi në BE nuk është në tavolinë, sikundër shtoi se as Serbia dhe as Shqipëria nuk plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e tregut të vetëm evropian.

2 Mars 2026, 20:12 Nga I.A
Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt
Michael Martens

TIRANË- Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens komentoi propozimin e përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç në gazetën e tij, Frankfurter Allgemeine Zeitung se janë gati të pranojnë një anëtarësim të dorës së dytë në BE. Në intervistë për Syri Tv, Martens tha se nuk ekziston klima politike për zgjerimin e BE-së, pasi Gjermania, por edhe Franca nuk janë gati.

Martens theksoi se anëtarësimi në BE nuk është në tavolinë, sikundër shtoi se as Serbia dhe as Shqipëria nuk plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e tregut të vetëm evropian.

Rruga drejt BE është e mbyllur pasi nuk ekziston një mazhorancë politike që të pranojë vende të tjera që mund të kenë të drejtën e vetos. Në të ardhmen mund të ndryshojë, por tani për tani nuk mund të ndryshojë dhe nuk do bëhet gjë as për Malin e Zi. I vetmi vend që mund të bëhet gati për 2-3 vitesh për tregun evropian është Mali i Zi. Por Mali i Zi nuk e do këtë dhe kërkon anëtarësim të plotë. Por mendoj se shpejt do ta kuptojë se nuk ka zgjidhje tjetër,” tha Martens.

Gjatë intervistës, Martens theksoi se as drejt zonës Shengen dhe as drejt tregut të përbashkët nuk mund të shkohet pa plotësuar kushtet në rrafshin e kritereve të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së drejtësisë. Martens tha se anëtarësimi i dorës së dytë nuk është një ide që e ka shpikur Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, por janë ata që e kanë shprehur haptas. Sipas tij, kjo është një ide e hedhur 10 vite më parë.

“Sa i përket tregut të përbashkët, nuk e di në qoftë se Serbia do bëhet pjesë pa e njohur Kosovën si shtet i pavarur pasi ky debat është në fillesat e veta,” tha ai./Dosja.al

michael martens editoriali rama-vuçiç faz

Sondazh

Poll