Politike

“Kërko falje”/Zhupa i përgjigjet Ballës: Protesta është një e drejtë qytetare! Protestuesit kërkojnë që qeveria t’u kthehet atyre

Zhupa i tha Ballës së duhet të kërkoj falje në emër të policisë së shtetit.

2 Mars 2026, 18:36 Nga E.d
“Kërko falje”/Zhupa i përgjigjet Ballës: Protesta
Foto ilustruse

TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa i është përgjigjur Ballës në lidhje me përdorimin e molotovëve gjatë protestës kombëtare të opozitës. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa deklaroi se protesta është një e drejtë qytetare. Ajo tha se qytetarët kërkojnë që qeveria t’u kthehet atyre. 

Zhupa i tha Ballës së duhet të kërkoj falje në emër të policisë së shtetit. Ndërsa i bëri thirrje kolegëve të PS të mos bëhen mburojë politike për të mbajtur imunitetin e zv.kryeministres.

“Zoti Balla mendova se to të kërkonit falje në emër të policisë së shtetit që morët protestuesin me flamur kombëtar, e goditët dhe pastaj hodhët edhe flamurin kombëtar. Është hera e parë që një punonjës i policisë përdhos simbolin e shtetit.

Zoti Balla dijeni që protesta është një e drejtë qytetare. Janë qytetarët që kërkojnë që qeveria t’u kthehet atyre dhe që ju të mos bëheni mburojë politike siç jeni bërë për të mbajtur imunitetin e zv.kryeministres.

Nëse doni të citoni kryetaren e Komisionit të Jashtëm të BE-së, atëherë citojeni drejtë kur thotë se testi kritik për Shqipërinë është imuniteti i Ballukut. Zbatojeni atë që t’i hapni rrugë Shqipërisë për në BE. Të gjitha dhembshuritë që keni për vilën e diktatorit, mjafton të shihni pamjet e Teatrit me njerëz brenda, si i shembnit ju”, tha Zhupa./Dosja.al

ina zhupa taulant balla kuvend

Sondazh

Poll