Braçe kërkesë Ministres së Ekonomisë: Gjeni zgjidhje për pensionistët që s’përfituan nga skema e kompensimit
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i ka bërë një kërkesë Ministres së Ekonomisë ...
Nga foltorja e Kuvendit, Shehu kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të dilte me një deklaratë për të shprehur qëndrimin e qartë krah SHBA-së në sulmin e koordinuar të ndërmarrë së bashku me Izraelin kundër regjimit të Iranit

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se në Lindjen e Mesme, ku aktualisht po ndodhin sulme, ka shqiptarë të bllokuar. Nga foltorja e Kuvendit, Shehu kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të dilte me një deklaratë për të shprehur qëndrimin e qartë krah SHBA-së në sulmin e koordinuar të ndërmarrë së bashku me Izraelin kundër regjimit të Iranit. Shehu kërkoi nga qeveria angazhim të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë në Lindjen e Mesme.
“Mora disa telefonata nga Gjirokastra për qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme pa në kushte të rrezikshme. Do të kërkoja involvimin e plotë të qeverisë shqiptare në disa aspekte, jo vetëm në ndihmën dhe identifikimin e shqiptarëve që janë atje në mëshirë të fatit dhe askush nuk tenton t’i kontaktojë ndërsa të gjitha qeveritë e tjera evropiane janë në këmbë, kanë krijuar qendrat e emergjencës. Parlamentet e vendeve evropiane janë mbledhur sot për të gjykuar këto probleme. Këtu tek ne heshtet. Sot duhet të vinte ministrja e Jashtme të jepte përgjigje për këto çështje. Kërkoj nga të gjithë të dalim me një qëndrim ku të deklarojmë se jemi ngushtësisht në krah të SHBA-së në këtë veprim ushtarak që ka marrë kundër një regjimi gjakatar. Të marrim një pozicion të qartë krah SHBA në këtë moment të vështirë por dhe shprese për një shpëtim nga një regjim i tillë. Kërkoj që parlamenti të dënojë sulmet që Irani ka marrë ndaj vendeve përreth”, tha Shehu./Dosja.al
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i ka bërë një kërkesë Ministres së Ekonomisë ...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka depozituar një tjetër kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e mas&eu...
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, nga Lë...
Foto ilustruse TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme Kryesinë e partisë. Mësohet se mbledhja do t...
Foto ilustruse TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi i ka drejtuar një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit. Pë...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka njoftuar protestën e rradhës së opozitës. P...
Foto ilustruse Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçit nisi të hënën të ...
Foto ilustruse TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Kuvend raportin e përpiluar në Këshillin e Mandateve...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi se sot do të depozitohet në...
Aulon Kalaja TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga Aulon Kalaja, në lidhje me faljen e gjobave nga qeveria vet&e...