Aktualitet

Shiste lëndë narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë

Ai ishtë i dënuar më parë, për veprën penale "Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë. 

2 Mars 2026, 17:52 Nga DOSJA
Shiste lëndë narkotike, arrestohet 32-vjeçari në
Foto ilustruse

BERAT- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçari në Kuçovë. Ai ua rrestua nga forcat blu, pasi shiste lënë narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi  një sasi e kësaj lënde, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 2 celularë. Ai ishtë i dënuar më parë, për veprën penale "Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë 

DVP Berat/Finalizohet operacioni i koduar “Përfshirja”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta. Arrestohet një 32-vjeçar (shtetas me precedent kriminal) që shiste lëndë narkotike Kokainë, në Kuçovë. Sekuestrohen një sasi e kësaj lënde, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 2 celularë. Në vijim të punës operative dhe asaj operacionale, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. I., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë, për veprën penale "Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë. Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 34.8 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe 1 peshore elektronike. Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari shiste droga të forta, në Kuçovë./Dosja.al

Sondazh

Poll