Politike

Me fytyrë të ngrysur dhe ulur me ta, Basha shkon tek greva e naftëtarëve: Mbështetje pa kushte, PD dhe unë jemi zëri juaj

20 Shkurt 2020, 10:56 Nga DOSJA

FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot naftëtarët dhe punonjësit e Poçemit, të cilët janë prej ditësh në një greve urie. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se PD dhe ai vetë do jënë zëri i naftëtarëve në këtë betejë të dretjë të tyre. 

Më tej numri një i opozitës shprehet se naftëtarët janë tradhtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria. Për bashën grevistët janë viktimat e Edi Ramës, sepse janë qytetarë të ndershëm  që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush. #PoTëDëgjoj”, shkruan Lulzim Basha.

Që prej ditës së djeshme, naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë përshkallëzuar aksionin e tyre, pasi kanë vendosur të mos pijnë as ujë. Ata shprehen të vendosur se duan pagat e prapambetura ose do të ketë viktima. Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, vizituan dje grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi dhe ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greva e naftetareve lulzim basha naftetaret e ballshit ne greve urie greva e naftetareve lulzim basha naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll