Politike

Berisha: Misioni faktmbledhës i PPE na garantoi për mbështetje të fuqishme, sipas tyre situata në vend është shokuese

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha nënvizoi se gjatë vizitës së dy ditëve, përfaqësuesit e 30 partive anëtare të PPE, të kryesuar nga sekretarja e përgjithshme Dolors Montserrat dhe nënkryetarja e organizatës, kanë pasqyruar në mënyrë të përgjegjshme dhe reale situatën në vend.

28 Shkurt 2026, 12:52 Nga I.A
Berisha: Misioni faktmbledhës i PPE na garantoi për mbështetje
Sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane (PPE) në Shqipëri ka konstatuar një gjendje shokuese dhe ka garantuar mbështetje të fuqishme për opozitën shqiptare. Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha nënvizoi se gjatë vizitës së dy ditëve, përfaqësuesit e 30 partive anëtare të PPE, të kryesuar nga sekretarja e përgjithshme Dolors Montserrat dhe nënkryetarja e organizatës, kanë pasqyruar në mënyrë të përgjegjshme dhe reale situatën në vend.

Sipas Berishës, ata u njoftuan me problematikat kryesore që ndikonin në Shqipëri dhe shprehën vlerësimin e tyre për qëndresën e opozitës, duke siguruar mbështetje më të madhe për sfidat politike në vijim.

"Të dashur miq, ditët që kaluan kishin disa zhvillime të tjera jashtëzakonisht pozitive për ne, për opozitën dhe për shqiptarët. Në Shqipëri erdhi misioni faktmbledhës i Parlamentit Europian për të parë në vend gjendjen në Shqipëri. Këta deputetë, të gjitha grupeve parlamentare të PE, pasqyruan dje dhe pardje, gjatë këtyre ditëve qëndrimet e tyre në mënyrë shumë të përgjegjshme dhe reale gjendjen në Shqipëri. Mbi këto raporte dhe mbi këtë bazë, dje një raport për Shqipërinë paraqiti të gjithë problematikën e madhe të Shqipërisë.

Një raport tjetër po përgatitet për të damkosur Edi Ramën dhe regjimin e tij. Përveç kësaj, jeni dëshmitarë se gjatë kësaj jave në Shqipëri qëndroi për dy ditë misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane, i përbërë nga përfaqësuesit e 30 partive politike anëtare të kësaj organizate, i kryesuar nga sekretarja e përgjithshme Dolors Montserrat dhe nënkryetarja e PPE. Në takimet e tyre të shumta me PD, me median, me shoqërinë civile, ata gjetën një realitet shokues, duhet t’ua them, e vlerësuan shokuese gjendjen dhe na garantuan për mbështetje të fuqishme. Na përgëzuan për qëndresën që bëjmë dhe na siguruan për mbështetje më të mëdha," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll