Politike

Kërkoi ndryshim burgu, Gjykata e Posaçme lë në qeli Durim Bamin

Një ditë më parë Bami kërkoi ndryshimin e qelisë së tij nga 313 te paraburgimi i Fushë Krujës.

28 Shkurt 2026, 10:09 Nga I.A
Kërkoi ndryshim burgu, Gjykata e Posaçme lë në qeli Durim
Durim Bami

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ditën e sotme Durim Bamin. Një ditë më parë Bami kërkoi ndryshimin e qelisë së tij nga 313 te paraburgimi i Fushë Krujës. Sipas Bamit, në paraburgimin 313, ka persona që kanë siguruar mjetet për ta vrarë. 

Mos me lini tek paraburgimi 313, ka persona që kanë siguruar kushte dhe mjete për të më vrarë”, mësohet të jetë shprehur.

Arrestimi i Durim Bamit? 

Ndalimi i Durim Bamit në Dubai është kryer në datën 21 Tetor 2024. Kjo ishte hera e dytë që Durim Bami, u arrestua nga policia e Dubait, pasi ai kishte shkelur rregullat e paraqitjes në një nga rajonet e policisë së Dubait.

Për herë të parë ai u ndalua në muajin qershor 2024, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në muajin Maj 2024. Shumë shpejt ai u lirua nga gjykata duke përfituar një leje qëndrimi dhe garancie për tu paraqitur në komisariat sa herë ishte e nevojshme për tu verifikuar.

Por tre thirjeve në E-Mail të policisë së Dubait për ta verifikuar, Durim Bami, nuk i është përgjigjur çka solli arrestimin e tij për herë të dytë. Bami ka pretenduar se nuk kishte parë E-mailet ndaj nuk ishte paraqitur fizikisht në polici, ditën dhe orën e planifikuar.

Por këto pretendime nuk e ndihmuan për tu liruar nga burgu. Tashmë Durim Bami, ka humbur dhe procesin gjyqësor, duke i hapur rrugën ekstradimit të tij në Shqipëri./Dosja.al

durim bami

Sondazh

Poll