Aktualitet

Kapen 1.3 ton kokianë në Maqedoninë e Veriut, kamioni me drogë e babane hyri e doli nga Shqipëria me lejen e SPAK (FOTO)

19 Shkurt 2020, 19:16 Nga DOSJA
Kapen 1.3 ton kokianë në Maqedoninë e Veriut, kamioni me

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga operacioni që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, ku deri tani bëhet me dije se është kapur 1.3 ton kokainë dhe janë arrestuar 3 persona.  Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se droga në Maqedoninë e Veriut është kapur në një kamion që transportonte banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanë.

Më tej shtohet se në operacion ka marrë pjesë dhe Policia Shqiptare, e cila ka vëzhguar lëvizjet e kamionit në vend. Po ashtu dhe SPAK ka qenë pjesë e operacionit, pasi ka lejuar drogën që të kalonte në vendin tonë, pas kërkesës së DEA-s dhe autoriteve italiane,

Një reagim ka ardhur dhe ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Naqe Çulev. Nëpërmes facebookut, ai ka pohuar se është ndërmarrë një aksion i madh dhe janë vendosur në shërbim të gjitha njësitë.

Një sasi e madhe kokaine është kapur sot në Maqedoninë e Veriut, ku deri tani mësohet se janë sekuestuar 1.3 ton. Kokaina ishte e fshehur në një kamion me banane që kishte ardhur nga Amerika dhe destinacioni kishte Slloveninë. Droga u gjet në një magazinë frutash, në fshatin Krushopek të Sarajit, ndërkohë në pranga kanë rënë 2 shoferë dhe 1 magazinier. Aksioni policor është ende në zhvillm, ndërsa autoritetet maqedonase kanë bërë me dije se detajet do ti bëjnë publike nesër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 1.3 ton kokaine ne maqedoni kokaine ne maqedoni 1.3 ton kokaine ne maqedoni kokaine ne maqedoni

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 18:23

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të rikthehet sërish para togave të zeza, 6 muaj pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor për “sh...

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 15:23

TIRANË- Arrestimi i 27-vjeçarit Bajram Hidri u servir pak orë më parë si një arritje e suksesshme e policisë, por në të vërtetë dosja në ngarkim të ...