Politike

“Punon Ministrja, Sekretarja dhe Roja”/ Si e paralajmëroi Rama largimin e Elisa Spiropalit

Siç duket, Kryeministri nuk ishte i kënaqur nga puna e Spiropalit, pasi edhe në një mbledhje tjetër të mëparshme ka shprehur pakënaqësinë e tij duke e quajtur një dështim drejtimin e Ministrisë së Jashtme.

26 Shkurt 2026, 20:36 Nga E. D
“Punon Ministrja, Sekretarja dhe Roja”/ Si e paralajmëroi Rama
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vendosi sot ta largojë Elisa Spiropalin nga kabineti i tij. Në vend të Spiropalit si Ministre e Jashtme, është emëruar Ferit Hoxha. Siç duket, Kryeministri nuk ishte i kënaqur nga puna e Spiropalit, pasi edhe në një mbledhje tjetër të mëparshme ka shprehur pakënaqësinë e tij duke e quajtur një dështim drejtimin e Ministrisë së Jashtme.

Në një nga mbledhjet e grupit parlamentar të PS, në 16 Janar, Rama i tha Spiropalit, se në dikasterin që drejtonte ajo duket sikur punonin vetëm tre veta: ministrja, sekretarja dhe roja.

“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, i tha Rama Spiropalit që sot e gjen veten jashtë kabinetit qeveritar dhe është zëvëndësuar nga Ferit Hoxha./Dosja.al

elisa spiropali edi rama ferit hoxha

Sondazh

Poll