Politike

EMRAT/ Rama bën ndryshime të forta në qeveri, largohen disa ministra

Bëhet me dije se në postin e zv.kryeministres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

26 Shkurt 2026, 19:54 Nga E. D

EMRAT/ Rama bën ndryshime të forta në qeveri, largohen disa

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Bëhet me dije se në postin e zv.kryeministres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ndërsa, Ferit Hoxha ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme. Besfort Lamallari është larguar si Ministër i Drejtësisë dhe ka merrë postin e Ministrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu është emëruar në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili është emëruar Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll