Politike

Goditje e paralajmëruar për Spiropalin/ Rama largon nga qeveria Ballukun dhe Ministren e Jashtme

Elisa Spiropali është larguar nga kabineti, duke u zëvendësuar nga Ferit Hoxha. Kryeministri gjithashtu ka larguar nga qeveria e tij edhe Pirro Vengun, duke e zëvendësuar me Ermal Nufin. 

26 Shkurt 2026, 20:06 Nga E. D

Goditje e paralajmëruar për Spiropalin/ Rama largon nga qeveria

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka larguar nga kabineti i tij Belinda Ballukun dhe Elisa Spiropalin. Vendin e Ballukut si zv.kryeministre e ka zënë Albana Koçiu, ndërsa si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakafi. 

Ndërkohë Elisa Spiropali është larguar nga kabineti, duke u zëvendësuar nga Ferit Hoxha. Kryeministri gjithashtu ka larguar nga qeveria e tij edhe Pirro Vengun, duke e zëvendësuar me Ermal Nufin. 

Ndryshimet në Qeveri:

Ikën Belinda Balluku- Zëvendësohet nga Albana Koçiu

Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- Zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu Ministër Drejtësie- Zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha Minister i Jashtem- Ikën Elisa Spiropali

Enea Karakafi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike- Zëvendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi Ministër i Mbrojtjes- Ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin- Zëvendëson Toni Gogun/Dosja.al

 

edi rama

Sondazh

Poll