Politike

'Ndajmë kujfijtë e pushteteve'/ Rama: Kod i ri dhe politika të reja penale

Kryeministri ka theksuar se në Kodin e ri Penal do të ndahen kufijtë e pushteteve si dhe do të ngrihet në piedestal, prezumimi i pafajësisë.

26 Shkurt 2026, 12:52 Nga D.S
'Ndajmë kujfijtë e pushteteve'/ Rama: Kod i ri dhe politika
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se ka rishikime të draftit të Kodit të Ri Penal që po bëhet. Në mbledhjen e grupit socialist, Rama ka paralajmëruar se Kodi penal do të ketë me politika të reja penale.

Kryeministri ka theksuar se në Kodin e ri Penal do të ndahen kufijtë e pushteteve si dhe do të ngrihet në piedestal, prezumimi i pafajësisë. Në fund, Rama deklaroi se drejtësia e pavarur është investimi më i madh strategjik i PS-së për brezat që vijnë.

”Ne, si zotërues të shumicës së caktuar, në lidhje me drejtësinë duhet të udhëhiqemi nga kjo e vërtetë e madhe: drejtësia e pavarur është investimi më i madh strategjik i PS-së për brezat që vijnë. Pavarësia e gjyqësorit nuk preket – vetëm forcohet; SPAK-u nuk preket – vetëm forcohet. Politika penale, procedurat penale, fushat e nepunesve civilë, riorganizimi i kufijve mes çështjeve penale dhe juridike janë në rend të ditës. Në radhën më të parë është ngritja e piedestalit të shembur të prezumimit të pafajësisë; kjo është një domosdoshmëri shoqërore që ka dalë nga trauma e komunizmit dhe pasojat e saj. Shqiptarët që rrinë në burgje pa gjyq janë përgjegjësia jonë dhe çështja jonë; ai numër, që vendos Shqipërinë te parafundit për raportin mes dënimeve dhe pafajësive, është përgjegjësi jonë dhe këto nuk na i merr askush dhe nuk ia delegojmë askujt. Për këto duhet të përgjigjemi ne gjithkujt. 

Është një tematikë e vendosur në rendin tonë, ndaj jemi angazhuar me ministritë e Europës që na kanë vënë një rrjet ekspertësh në fushën e politikës penale, me këshillimin e Europës, që na ka vënë në dispozicion ekspertët e vet. Drafti i ri i kodit penal është një punë kolosale nën udhëheqjen e profesor Arben Rakipit, pasi u reflektuan edhe një lumë vërejtjesh, dhe e kemi ndarë së bashku edhe me mbështetësit e qeverisë së Holandës, që na kanë vënë në dispozicion ekspertë me përvojë. Të qëndrojmë tek fokusi, tek punët tona, dhe propozoj që në mars dhe nëntor t’i bëjmë dy muaj të familjes sonë socialiste, për të rikthyer dialogun e brendshëm për anëtarët dhe simpatizantët tanë, për gjithçka që duam të ndajmë,” tha Rama./Dosja.al

edi rama ps

Sondazh

Poll