Politike

Rama sulmon krerët e partive të vogla: Ballisti Agron dhe komunisti Arlind presin nga SPAK-u që tu hapë rrugën

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama deklaroi se partitë e reja presin nga SPAK që tu hapë rrugën për të ardhur në pushtet.

26 Shkurt 2026, 12:53 Nga D.S
Rama sulmon krerët e partive të vogla: Ballisti Agron dhe komunisti
Edi Rama

TIRANË- Kryemininstri i Shqipërisë, Edi Rama ka sulmuar dhe partitë e vogla në vend, duke i quajtur filiza të shtrembër. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama deklaroi se partitë e reja presin nga SPAK që tu hapë rrugën për të ardhur në pushtet. Ndërkohë që krerët e këtyre partive i quajti ballista dhe komunista.

“Shikojini vetë rreth e rrotull që nga hunjtë e vjetër dhe të thyer që ju shkoni e hyni në zyrat e Kuvendi ti takoni përditë korridoreve, te filizat e rinj dhe të shtrembër që i keni nga ana tjetër e bulevardit poshtë dritares tonë, deri tek ballisti Agron dhe komunisti Arlind që i mbajnë sytë të gjithë nga stacioni i trenit duke pritur që SPAK-u ti hapë rrugën njërit për kotecin e pulave qyl dhe tjetrit për kasollen me yll. Nuk ta relativizoj problematikën e mprehtë, shumë të mprehtë të efekteve anësorë të reformës në drejtësi, por dua të sigurohem që të gjithë ne këto do ta mbajmë shumë fort parasysh beben, përpara se të derdhim ujin e pistë dhe do ta derdhim”, tha Rama./Dosja.al

edi rama ps grupi parlamentar i ps

Sondazh

Poll