Aktualitet

I arrestuar për trafik droge, SPAK sekuestron apartamentin në pronësi të ish-anëtarit të LVV (EMRI)

Mësohet se Prokuroria e Posaçme u vu në lëvizje mbi bazën e një kërkese për ndihmë të ndërsjelle juridike nga prokuroria Speciale e Kosovës, e cila po e heton Bahtirin për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës.

26 Shkurt 2026, 09:36 Nga D.S
I arrestuar për trafik droge, SPAK sekuestron apartamentin në
SPAK

TIRANË- SPAK ka sekuestruar një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të Shemsi Bahtiri, ish-anëtar i lëvizjes Vetëvevendosje në Kosovë, i arrestuar nën dyshimet për trafik droge. Mësohet se Prokuroria e Posaçme u vu në lëvizje mbi bazën e një kërkese për ndihmë të ndërsjelle juridike nga prokuroria Speciale e Kosovës, e cila po e heton Bahtirin për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës.

Referuar kësaj, SPAK kreu një sërë verifikimesh jo vetëm për Bahtirin, por edhe të paktën dy të dyshuar të tjerë. Nga hetimet rezultoi se në emër të Shemsi Bahtiri rezulton subjekti “DAIMAN” shpk me objekt veprimtarie “Shitblerje e pasurive të paluajtshme”, i regjistruar më date 11.03.2025.

Bahtiri, u përjashtua nga Partia Vetëvendosja e Albin Kurtit e më pas u arrestua pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC, që iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze. Prokuroria speciale kërkoi ndihmë nga SPAK për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të personave që ishin pjesë e grupit kriminal, pasi kishte dyshime se paratë e fituara nga aktiviteti kriminal i kanë investuar në pasuri të paluajtshme. Shemsi Bahtiri akuzohet se veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, blerja, posedimi dhe shpërndarja e narkotikëve dhe pastrim parash./Dosja.al

spak shemsi bahtiri

Sondazh

Poll