Politike

Rama: U futëm në Guinness si vendi unik ku një gjykatës i jep të drejtë prokurorit për të pezulluar një ministër

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se mbi 85 për qind e çështjeve që drejtësia ka në dorë aktualisht i takojnë mandatit të parë dhe të dytë.

26 Shkurt 2026, 12:31 Nga D.S
Rama: U futëm në Guinness si vendi unik ku një gjykatës i
Edi rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë është futur në Guinness si vendi unik ku një gjykatës i jep të drejtë prokurorit për të pezulluar një ministër. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se mbi 85 për qind e çështjeve që drejtësia ka në dorë aktualisht i takojnë mandatit të parë dhe të dytë.

Rama ka ironizuar dhe çështjet që janë në drejtësi para qeverisjes së tij, duke thënë se SPAK nuk ka ngut për ato çështje por vetëm për të qeverisë aktuale. 

'Prezumimi i pafajësisë është në piedestal në Gjermani; atje nuk ka dyshime të natyrës historike. Mbi 85 për qind e çështjeve i takojnë mandatit tonë të parë dhe të dytë, apo ndonjë çështje i takon edhe ndonjërit para nesh, por ato nuk kanë ngut. 700 tenxheret bubullojnë për korrupsionin që na qenka më i madh se asnjëherë. Ka arritur edhe një nivel tjetër, që një konkurrues i mërzitur që humb një tender i shkruan SPAK-ut dhe hapet hetimi. Tani futen në furgon edhe dokumentet e një tenderi që është në proces; në Gjermani nuk e imagjinon dot njeri, sepse kufijtë mes problemeve administrative dhe penale janë shkruar më parë. Drejtësia e pavarur duhet të rritet duke mësuar, duke mësuar në kurriz të të drejtave të njerëzve, duke mësuar edhe deri në dhunim të administratës apo sipërmarrjes. Sipërmarrësit kanë kredi dhe mijëra njerëz për të ushqyer dhe, kur u del emri ashtu, u thuhet: shkoni sqarohuni, pastaj hajdeni prapë. Prezumimi i pafajësisë do të ishte mirë që edhe këta sipërmarrës të hetoheshin në gjendje të lirë, pa u linçuar publikisht. Është me rëndësi që ne të fokusohemi te punët tona dhe objektivat, duke parë përpara dhe shmangur shikimet mbi njëri-tjetrin. Së fundmi, i fut edhe në Guinness si vendi unik ku një gjykatës i jep të drejtë një prokurori për të pezulluar një ministër,' tha Rama./Dosja.al

edi rama ps grupi parlamentar i partis socialiste

Sondazh

Poll