Politike

Protesta e Opozitës në mediat ndërkombëtare/ Rama: Më mori në telefon CEO i One&Only, më pyeti çfarë po ndodh

 Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se kishte marrë një telefonatë nga CEO i “One&Only” për ta pyetur se çfarë po ndodh në Shqipëri, për shkak të molotovëve që hidhen nga Opozita.

26 Shkurt 2026, 12:28 Nga D.S
Protesta e Opozitës në mediat ndërkombëtare/ Rama: Më
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar impaktin që kanë protestat e opozitës në mediat e huaja. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se kishte marrë një telefonatë nga CEO i “One&Only” për ta pyetur se çfarë po ndodh në Shqipëri, për shkak të molotovëve që hidhen nga Opozita.

Rama theksoi se dhe Mali i Zi ka të njëjtat probleme si Shqipëria, por sipas tij në shtetin fqinj nuk hidhen molotovë apo 'bomba artizanale. 

“Mali i Zi ka të njëjtat probleme si ne, por a keni parë ndonjë bombë artizanale që të shpërthejë në gazeta? Asnjëherë. Jo se atje nuk ka opozitë, por se atje është një hotel me 5 yje ku turistë nga e gjithë bota kontribuojnë në të ardhurat e shtetit. Këtu është një plak i marrë me 5 dërrasa mangut që tërheq zvarrë 500 qytetarë që punojnë, për të cenuar imazhin e Shqipërisë duke shpërndarë fotografi. Ekzaktesisht CEO më ka marrë në telefon dhe më ka thënë: çfarë po ndodh atje, sepse jemi në diskutime për ta sjellë në Shqipëri “One&Only”. Është një detaj se si infektohet Shqipëria nga një barbari e tillë,” tha Rama./Dosja.al

edi rama ps

Sondazh

Poll