Sport

Conference League/ Drita Gjilanit dhe Shkëndija Tetovës - misione “të pamundura”

Kërkohet përmbysja e humbjeve në takimet e para…

26 Shkurt 2026, 10:59 Nga DOSJA

Conference League/ Drita Gjilanit dhe Shkëndija Tetovës - misione

ZVICER - Conference League ashtu si Europa League do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjet e kthimit të fazës “play-off”. Në fushë do të zbresin 16 ekipe, të cilat mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores dhe kualifikimit për në fazën tjetër.

Kështu 8 sfida do të marrin vëmendjen, teksa do të luhen të ndara në 2 orare të ndryshme. Në orën 18:45 do të sfidohen mes tyre Celje - Drita, me duelin e parë që ka përfunduar 3-2, ku ekipi shqiptar nga Gjilani do të tentojë fitoren dhe përmbysjen për të shkruar historinë në Conference League.

Përmbysjen do të kërkojë edhe Shkëndija e Tetovës ndaj Samsunspor, pasi janë mposhtur në ndeshjen e parë në shtëpi me shifrat 1-0. Të dyja ekipet shqiptare do të bëjnë të pamundurën për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Gjithashtu në të njëjtën orë do të sfidohen edhe Fiorentina - Jagiellonia (3-0) dhe Rijeka - Omonia (1-0). Në orën 21:00 janë rezervuar 4 përballjet e tjera: Az Alkmaar - Noah (0-1), Crystal Palace - Zrinjski (1-1), Lausanne - Sigma Olomouc (1-1) dhe Lech Poznan - KuPS (2-0).

Conference League/ Drita Gjilanit dhe Shkëndija Tetovës - misione

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll