Sport

Cristiano Ronaldo vazhdon me zakonin e golave… shënon të 956-tin!

Legjenda portugeze Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori, në kërkim të rekordit të synuar të 1000 golave…

26 Shkurt 2026, 08:30 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo vazhdon me zakonin e golave… shënon të

ARABIA SAUDITE - Sulmuesi i shquar portugez Cristiano Ronaldo realizoi golin e 965-të në karrierën e tij, duke kaluar në avantazh Al Nassr ndaj Al Najma në ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit saudit. 

CR7-ta tundit rrjetën që në minutën e 7-të, duke goditur saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Një tjetër moment historik për 39-vjeçarin, i cili vazhdon të thyejë rekorde dhe të rrisë shifrat mbresëlënëse të karrierës së tij.

Me këtë realizim, ylli portugez i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës magjike të 1000 golave, një objektiv që tashmë nuk duket më i pamundur për një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll