Sport

Europa League/ 8 ekipet e fundit përcaktohen sonte nga ndeshjet e dyta të play-off-it ...

Duele të rëndësishme dhe mjaft delikate, janë në program për t’u zhvilluar të ndara në dy orare.

26 Shkurt 2026, 10:25 Nga DOSJA

Europa League/ 8 ekipet e fundit përcaktohen sonte nga ndeshjet e dyta

ZVICER - Europa League mbrëmjen e sotme do të luajë ndeshjet e kthimit të “play-off”-it. Duele të rëndësishme dhe mjaft delikate, janë në program për t’u zhvilluar të ndara në dy orare.

Katër sfida do të startojnë në orën 18:45 dhe ato janë: Crvena Zvezda - Lille (1-0), Ferencvaros - Ludogorets (1-2), Plzen - Panathinaikos (2-2) dhe Stuttgart - Celtic (4-1).

Ndërkohë katër takime të tjera do të luhen paralelisht në orën 21:00: Bologna pret Bran (1-0), ndërsa Celta Vigo sfidon PAOK (2-1).

Interesante do të jetë edhe përballja Genk - Dinamo Zagreb, me këto të janë mposhtur 3-1 në sfidën e parë dhe mbyll mbrëmjen dueli mes Nottingham - Fenerbahces (3-0).

Europa League/ 8 ekipet e fundit përcaktohen sonte nga ndeshjet e dyta

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll