Sport

Reagimi që flet shumë i Gjimshiti: “Pa fjalë…”

‘Dea’ bëri bëri mrekullinë ndaj Dortmundit në Bergamo. Kapiteni i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, pjesë e këtij suksesi, e ka shprehur gëzimin e tij me një foto… “Pa fjalë”

26 Shkurt 2026, 09:00 Nga DOSJA

Reagimi që flet shumë i Gjimshiti: “Pa fjalë…”

ITALI - Atalanta arriti të realizojë përmbysjen e madhe teksa iu mponua Borussia Dortmundit duke e mundur 4-1, një rezultat ky që i dha mundësinë skuadrës bergamaske të presë biletën për në të 16-tat e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Entuziazmi ishte në nivelet më të larta për Atalantën që me të drejtë e festoi këtë triumf. Nuk mund të mungonte në këto festime edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, që u aktivizua në këtë përballje në minutën e 77-të.

Mbrojtësi kuqezi i Atalantës iu drejtua rrjeteve sociale për të shprehur emocionet e tij teksa postoi një foto të të gjithë skuadrës në dhomat e zhveshjes, të shoqëruar me frazën: “Pa fjalë…”

Dhe ndoshta me të drejtë, sepse shpesh një foto flet më shumë se 1000 fjalë…

Reagimi që flet shumë i Gjimshiti: “Pa fjalë…”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll