Sport

"Mbappé? Nuk do të jetë çështje ditësh", shprehet trajneri i Realit për dëmtimin e sulmuesit…

Përpara ndeshjes së kthimit të play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Benficës këtë të mërkurë, trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, foli për shëndetin dhe mungesën e Kylian Mbappes.

26 Shkurt 2026, 10:00 Nga DOSJA

"Mbappé? Nuk do të jetë çështje

SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, deklaroi të mërkurën, përpara ndeshjes së kthimit të play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Benficës, se Kylian Mbappé, i cili do të humbasë ndeshjen për shkak të dhimbjes në gjurin e majtë, duhet të marrë kohë për t'u rikuperuar nga dëmtimi. 

"E diskutuam me të dhe mjekët dhe besojmë se gjëja më e mirë për të është të ndalet, të rikuperohet dhe të kthehet 100%", tha Arbeloa për Movistar+, transmetuesin e Ligës së Kampionëve në Spanjë.

"Nuk e di se sa kohë do t'i duhet, por besoj se nuk do të jetë çështje ditësh. Do të jetë pak më e gjatë, shpresojmë për një kohë sa më të shkurtër të jetë e mundur", shtoi trajneri i Madridit në lidhje me sulmuesin francez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll