Sport

VIDEO/ Reali kualifikohet në raundin tjetër, ‘los blancos’ mundin Benficën edhe në ‘Bernabeu’

Reali fitoi 2-1 edhe në ndeshjen e dytë, duke e prishur ëndrrën e Benficës së Mourinhos për një kualifikim në fazën e 16-tave të Champions League

25 Shkurt 2026, 23:37 Nga DOSJA

VIDEO/ Reali kualifikohet në raundin tjetër, ‘los blancos’

SPANJE - Reali i Madridit ka marrë një fitore të rëndësishme edhe në ndeshjen e kthimit të fazës play -off në Champions kundër Benficës me rezultatin 2-1.

Sfida e luajtur në Bernabeu nisi mjaft mirë për portugezët, të cilët shpresuan për një përmbysje të madhe, pas golit të Rafa Silvës në minutën e 14-të, por pas vetëm dy minutash, ishte Tchouameni që rivendosi barazpeshën në 1-1.

Portugezët u munduan të kthenin edhe një herë çdo gjë në favorin e tyre, por në të 80-tën minutë ishte Vinicius, i cili i dha goditjen e KO portugezëve të Benficës së Mourinhos, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna për. shkak të kartonit të kuq tp marrë në ndeshjen e parë.

Real Madridi kështu kualifikohet për në fazën e 16-ave, aty ku do të ndeshet me një mes Manchester Cityt ose Sporting Lisbon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll