Politike

Presidenti Begaj dekreton ligjin “Për konfliktin e interest”, kontroll edhe për familjarët

Ligji vendos gjithashtu kufizime jo vetëm për zyrtarët, por edhe për familjarët e tyre. Zyrtarëve u ndalohet të përfitojnë nga pasuria e shtetit dhe nuk lejohet të pranojnë dhurata apo favore.

25 Shkurt 2026, 20:23 Nga DOSJA
Presidenti Begaj dekreton ligjin “Për konfliktin e interest”,
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”. Ligji vendos kufizime për ish-zyrtarët e lartë, pasi u ndalohet të punësohen si drejtues në kompani private.

Ligji vendos gjithashtu kufizime jo vetëm për zyrtarët, por edhe për familjarët e tyre. Zyrtarëve u ndalohet të përfitojnë nga pasuria e shtetit dhe nuk lejohet të pranojnë dhurata apo favore.

Sipas dispozitave të reja, rrjeta e kontrollit zgjerohet jo vetëm tek zyrtarët, por edhe te personat e lidhur me ta. Disa nga pikat më kritike të ligjit përfshijnë:

Izolim nga fondet dhe pronat publike. Zyrtarët në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët (së bashku me familjarët e tyre) e kanë rreptësisht të ndaluar të zotërojnë aksione apo të kryejnë aktivitete biznesi që përfitojnë nga pasuria e shtetit.

Zyrtarëve u ndalohet rreptësisht pranimi i dhuratave, favoreve apo trajtimeve preferenciale. Vlera maksimale e lejuar për dhurata simbolike tradicionale kufizohet në vetëm 10,000 lekë. Çdo dhuratë mbi këtë vlerë duhet të refuzohet ose të raportohet.

bajram begaj

Sondazh

Poll