Politike

Shembjet e rrugëve, Rama nxjerr pamjet nga Portugalia: Opozita pse nuk po e çon në SPAK, tenxheret mediatike …

Me ironi, Kryeministri shkruan se shembja e rrugës në Portugali ka ndodhur si pasojë e të njëjtave fenomene natyrore, por ndryshe nga Shqipëria, atje opozita “është në gjumë” dhe nuk akuzon qeverinë. 

25 Shkurt 2026, 18:10 Nga E. D
Shembjet e rrugëve, Rama nxjerr pamjet nga Portugalia: Opozita pse nuk po e
rruga ne portugali

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me situatën në juglindje të vendit, e cila prej disa ditësh vijon të jetë e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut. Me anë të një postimi në "X", Rama ka bërë një paralelizëm të situatës në vend duke e krahasuar atë me shembjet e rrugëve në Portugali.

Me ironi, Kryeministri shkruan se shembja e rrugës në Portugali ka ndodhur si pasojë e të njëjtave fenomene natyrore, por ndryshe nga Shqipëria, atje opozita “është në gjumë” dhe nuk akuzon qeverinë. Krahas videos, Rama shkruan gjithashtu se është e çuditshme se si opozitat nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit.

Kryeministri nuk ka lënë mënjanë as mediat, duke i sulmuar vetëm për faktin që kanë raportuar në lidhje shembjet e rrugëve që ndodhin çdo ditë.

"Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!" shkruan Rama. 

 

edi rama

Sondazh

Poll