25 Shkurt 2026, 14:44
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Sot, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u zhvillua Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit, Arsimin, Kulturën, Politikat Sociale dhe Punësimin, në kuadër të dialogut ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për procesin e integrimit evropian.
Takimi u hap me fjalët përshëndetëse të znj. Enkelejda Muçaj, Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Hubert Duhot, Bashkë-kryetar i DG ENEST.
Gjatë sesioneve tematike, palët diskutuan mbi progresin e arritur dhe hapat e mëtejshëm në fushat e:
• shkencës, kërkimit dhe inovacionit, përfshirë pjesëmarrjen në programet e BE-së dhe forcimin e ekosistemit të inovacionit;
• transformimit digjital, medias dhe përafrimit me acquis të BE-së në sektorin e komunikimeve elektronike, mefias dhe sigurisë kibernetike;
• arsimit, kulturës dhe zhvillimit të aftësive;
• politikave sociale, punësimit dhe barazisë, me fokus në përafrimin legjislativ dhe zbatimin e reformave sociale;
• lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për zbatimin e acquis përkatës.
Diskutimet u përqendruan veçanërisht në përmbushjen e “closing benchmarks”, avancimin e reformave të planifikuara dhe koordinimin ndërinstitucional për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të negociatave të anëtarësimit.
Përfaqësuesit e institucioneve shqiptare prezantuan progresin e arritur deri më tani, ndërsa palët shkëmbyen opinione dhe rekomandime konkrete për hapat e ardhshëm, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për përshpejtimin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. Takimi u zhvillua në format fizik dhe online, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve nga komisioni evropian, delegacioni evropian dhe të ambasadorëve./Dosja.al
tiranë be nënkomiteti
Politike
25 Shkurt 2026, 14:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku ka nënvizuar edhe nj&e...
Politike
25 Shkurt 2026, 13:59
E.d
Foto ilustruse
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se është takuar në Beograd me përfaqësues...
Politike
25 Shkurt 2026, 13:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe. Gjat&e...
Politike
25 Shkurt 2026, 12:56
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar organizata kriminale nuk mund të mbrojë parlament...
Politike
25 Shkurt 2026, 12:44
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar pas takimit që zhvilloi me misionin faktmbledhës ...
Politike
25 Shkurt 2026, 12:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar pas takimit që zhvilloi me misionin faktmbledhës ...
Politike
25 Shkurt 2026, 12:29
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Kosova mbet...
Politike
25 Shkurt 2026, 12:15
I.A
Irena Gjoka
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin për gjyqtaren Irena Gjoka. Gjatë një kthim p&e...
Politike
25 Shkurt 2026, 12:11
I.A
Glauk Konjufca
KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ka konsensus në shoqëri që pr...
Politike
25 Shkurt 2026, 11:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka folur për rëndësinë e krijimit të një ...