Ish-presidenti Meta bën sërish rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon pezullimin e afateve të paraburgimit
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë sërish rekurs në Gjykatën e Lartë. Përmes kësaj, ai k&...
Gonzato thekson se proceset zgjedhore të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gonzato bëri me dije se në fokus të takimit, ishte ecuria e reformës zgjedhore dhe hapat që pritet të ndërmerren në javët në vijim.
Gonzato thekson se proceset zgjedhore të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Amabasadori i BE nënvizoi gjithashtu se në vendin tonë reforma zgjedhore duhet të përfshijë dhe zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR.
"Proceset zgjedhore të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Dje u takova me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, për të diskutuar punën e komisionit në javët në vijim.
Nënvizova rëndësinë e reformës zgjedhore për të rritur transparencën në financimin e partive politike, për të garantuar pavarësinë e administratës zgjedhore dhe për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Një reformë e gjerë e rregullave zgjedhore, që përfshin edhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është thelbësore për të garantuar besimin e publikut dhe për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të ardhshme," tha Gonzato./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë sërish rekurs në Gjykatën e Lartë. Përmes kësaj, ai k&...
Foto ilustruse TIRANË- Sot, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u zhvillua Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipë...
Foto ilustruse TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku ka nënvizuar edhe nj&e...
Foto ilustruse SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se është takuar në Beograd me përfaqësues...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe. Gjat&e...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar organizata kriminale nuk mund të mbrojë parlament...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar pas takimit që zhvilloi me misionin faktmbledhës ...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar pas takimit që zhvilloi me misionin faktmbledhës ...
Elisa Spiropali TIRANË- Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Kosova mbet...
Irena Gjoka TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin për gjyqtaren Irena Gjoka. Gjatë një kthim p&e...