Politike

Kalaja kërkoi konstatimin si antikushtetues për mënyrën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën, nuk kalon në seancë çështjen

Pas ankimimit, Kalaja argumentoi se procesi bie ndesh jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me ligjin organik për Avokatin e Popullit dhe me rregulloren e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë. 

25 Shkurt 2026, 15:46 Nga E. D
Kalaja kërkoi konstatimin si antikushtetues për mënyrën e
Endri Shabani

TIRANË- Gjykata kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Adriana Kalasë, e cila kërkoi konstatimin si antikushtetues dhe të paligjshëm të procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pas ankimimit, Kalaja argumentoi se procesi bie ndesh jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me ligjin organik për Avokatin e Popullit dhe me rregulloren e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë. 

Sipas saj, shkeljet kanë nisur që në hapjen e garës më 13 tetor 2025 dhe kanë vazhduar deri në votim. Por të gjitha këto kërkesa Gjykata Kushtetuese vendosi të mos i kalojë në seancë duke konfirmuar përfundimisht si avokat populli Endrit Shabanin.

Parlamenti votoi më 11 dhjetor Endri Shabanin si Avokat të Popullit, i cili mori 85 vota pro të deputetëve të PS-së dhe PSD-së dhe tre kundër. Ndërsa Partia Demokratike dhe Partia Mundësia nuk morën pjesë në votim./Dosja.al

adriana kalaja

Sondazh

Poll