Politike

Grupi Parlamentar i PD takim me përfaqësues të PPE/ Bardhi: Sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë në fokusin e BE

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi bën me dije se në takim kanë diskutuar çëshjet shqetësuese si zgjedhjet, kapja e institucioneve nga pushteti, pengimi i drejtësisë në të bërit të punës së saj si edhe rreziku e dominimit të shtetit nga interesat personale.

25 Shkurt 2026, 17:19 Nga E. D
Grupi Parlamentar i PD takim me përfaqësues të PPE/ Bardhi:
pamje nga takimi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka njoftuar se grupi i PD-së u takuan sot me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane.

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi bën me dije se në takim kanë diskutuar çëshjet shqetësuese si zgjedhjet, kapja e institucioneve nga pushteti, pengimi i drejtësisë në të bërit të punës së saj si edhe rreziku e dominimit të shtetit nga interesat personale.

Bardhi thekson se ky mision faktmbledhës nuk është thjesht një vizitë protokollare, por një sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë tashmë në fokusin europian.

 

Postimi i Bardhit:

Sot, sëbashku me kolegët e Kryesisë së Grupit Parlamentar, u takuan në Kryesinë e Kuvendit me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane, përfshirë eurodeputetë.

Në një diskutim të hapur dhe serioz, trajtuam çështjet që shqetësojnë çdo qytetar: zgjedhjet, deformimin e demokracisë, kapjen e institucioneve, pengimi i drejtësisë dhe rrezikun e një shteti të dominuar nga interesa të kriminale.

Ky mision faktmbledhës nuk është thjesht një vizitë protokollare. Është një sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë tashmë në fokusin europian. Rezolutat e PPE-së po konkretizohen me verifikim në terren dhe me dëgjimin e fakteve. Faleminderit EPP për mbështetjen.

gazment bardhi

Sondazh

Poll