Politike

Berisha: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, asgjë nuk përjashtohet

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se do të eksplorohen forma të reja.

25 Shkurt 2026, 13:01 Nga E.d
Berisha: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, asgjë nuk
Foto ilustruse

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se do të eksplorohen forma të reja.

Sipas tij të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë.

Osman Stafa: U dakordësua për llojin e protestës, me datën 28 shkurt?*

Sali Berisha: Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë. Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.

Një nga format? Bllokimi i rrugëve?

Sali Berisha: Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë.
Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë.
Opsionet janë të gjitha./Dosja.al

sali berisha protesta 28 shkurt

Sondazh

Poll