Aktualitet

Efektivi i policisë u kap duke transportuar 1 milion euro, reagon policia: Paratë ishin fshehur brenda një furgoni

Në njoftimin zyrtar të bluvë, thuhet se Aurel Kaziu, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

25 Shkurt 2026, 15:12 Nga E.d
Efektivi i policisë u kap duke transportuar 1 milion euro, reagon policia:
Aurel Kaziu

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë në një raegim zyrtar, pas rastit ku një efektiv policie u kap duke transportuar 1 milionë euro, në doganën e Kosovës. Në njoftimin zyrtar të bluvë, thuhet se Aurel Kaziu, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Ai u arrestua një ditë më parë në pikën kufitare të Merdares nga Policia e Kosovës, pasi u kap me 1 mln euro, të dyshuara nga aktivitete kriminale.

Pas përfundimit të turnit të natës, ai ishte nisur drejt Kosovës. Kaziu ishte prej 3 vitesh ishte pjesë e policisë. Më parë 28-vjeçari, ishte marrë me transport të mallrave nga Shqipëri në vende të Evropës dhe Britani të Madhe, dhe anasjelltas, te emigrantët shqiptarë në këto vende.

Sasia e parave dyshohet se i përkiste dikut tjetër dhe vinte nga aktivitetete kriminale. Ndërsa, Kaziu e 2 personat e tjerë po i sillnin në mënyrë të paligjshme. Autoritetet po hetojnë më shumë mbi rastin./Dosja.al

“Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit pezullon nga detyra pas nisjes së hetimeve disiplinore për: punonjësin e Policisë, Inspektor A. K., me detyrë Ndihmës-specialist për Operacionet Policore në Seksionin për Operacionet Policore në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, për shkelje të nenit 121, pika 2, germa “b”, “Përdorimi i statusit të punonjësit të Policisë, me qëllim krijimin e përfitimeve për vete ose për të tjerët”, dhe germa “dh”, “Raste të tjera të sjelljes që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut te Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës”, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”. 

Më tej sqarohet edhe dinamika:

Më datë 24.02.2026, shtetasi A. K. dhe dy shtetas të tjerë janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe doganore të Kosovës, në fshatin Merdarë, duke transportuar 1 milion euro të padeklaruara tek autoritetet doganore, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni”, bëri me dije policia./Dosja.al

kosovë 1 milionë euro aurel kaziu

Sondazh

Poll