Aktualitet

Shtyhet gjyqi për atentatin ndaj Arjan Ndoji dhe 'Rrumit të Shijakut', ndërsa Bledar Polovina gjendet në SHBA dhe kërkon gjykim të shkurtuar

Bledar Polovina dhe Amar Shembi po gjykohen të ndarë pjesa tjetër e dosjes, në këtë proces gjyqsorë.

25 Shkurt 2026, 12:11 Nga E.d
Shtyhet gjyqi për atentatin ndaj Arjan Ndoji dhe 'Rrumit të
Foto ilustruse

TIRANË- Seanca gjyqsore për procesin e veçuar ndaj Bledar Polovinës dhe Amar Shkëmbit, të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, është shtyrë ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Kjo ngjarje ka ndodhur më 1 nëntor 2019 te mbikalimi i Shkozetit.

Bledar Polovina dhe Amar Shembi po gjykohen të ndarë pjesa tjetër e dosjes, në këtë proces gjyqsorë. Bledar Polovina vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa gjykata ka bërë thirrjen ndaj tij përmes shpalljes publike, si edhe në adresën e tij të banimit. Gjithashtu është marrë informacion edhe nga Interpol Tirana.

Bazuar në shkresën e mbërritur nga Interpoli, Polovina është lokalizuar në SHBA. Në lidhje me këtë autoritetet shqiptare u kanë dërguar autoriteteve amerikane, kërkesën për ekstradim e tij.  

SPAK ka kërkuar që procesi të vijojë në mungesë të Bledar Polovinës. Bëhet me dije se Polovina ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar, përmes një email-i dërguar avokatit të tij, Sajmir Visha. Por, gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e tij, me argumentimin se ajo nuk është paraqitur në formën e parashikuar nga ligji.  

Ndërsa, avokati i Amar Shembit ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, pasi është zgjedhur mbrojtës vetëm një ditë më parë. Në lidhe me këtë, trupa gjykuese vendosi shtyrjen e seancës për datën 11 mars, në orën 11:00./Dosja.al

amar shkëmbi bledar polovina arjan ndoji

Sondazh

Poll